Sulmi në Minneapolis, autori transgjinor e planifikoi dhe e shënoi në ditarin e tij

news image

Gazeta New York Post ka zbuluar detaje shqetësuese mbi autorin e masakrës së 27 gushtit në Minneapolis. Robin Westman, 23-vjeçarja transgjinore, qëlloi ndaj fëmijëve gjatë mesës së parë shkollore, vrau dy fëmijë dhe plagosi të paktën 17 persona të tjerë. 

Më parë në YouTube, ajo kishte postuar një video 20-minutëshe dhe një journali me mesazhe të errëta dhe karikatorë armësh të mbushura me mbishkrime si “vrit Donald Trump” dhe fraza antisemitike, përfshirë “të çifutet e ndyrë”, shkruan New York Post. 

Në ato materiale, Westman përshkruhet si një “monstër e tmerrshme që qëndron mbi fëmijët e pafuqishëm” dhe përpiqet për të planifikuar sulmin në mënyrë taktike: “Dua të shmang prindërit, por mund të jetë para ose pas orarit të lënies së fëmijëve në shkollë… Sulmi ndaj grupit të madh fëmijëve pas ditës së parë të shkollës është plani im ideal.”

Manifesti i saj përmban edhe një skicë armësh, përfshirë një “Ruger Mark IV”, dhe çrregullim mendor të theksuar. Në njërën faqe duket simboli i “Mbro barazinë” dhe flamuri trans, ku ngjitur është një AK-47. Në pjesën përfundimtare të një videoje, ajo shfaq vizatinë me brendësinë e një kishe dhe thotë: “Haha, bukur!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/