Prokurori gjerman, Romeo Schuessler, ka dhënë detaje mbi sulmin që ndodhi gjatë ditës së sotme në Mannheim.
Ai tha se i dyshuari që shkaktoi goditjen me veturë drejt një grupi të njerëzve, ka qëlluar veten në gojë pas sulmit.
Megjithatë, ai i mbijetoi plagës së vetëshkaktuar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.
Policia nuk ka bërë të ditur emrin e 40-vjeçarit gjerman i cili u arrestua në vendngjarje.
Poashtu, hetuesit nuk besojnë se incidenti është i lidhur me ekstremizmin dhe thonë se i dyshuari është i sëmurë mendor./Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>