Reperi Gramos Krasniqi “Mossi” është arrestuar nga Policia.
Ai dyshohet për sulm ndaj gazetarit të Nacionales Burim Pacollit.
I njëjti është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kaltrina Shala.
Sulmi ndaj gazetarit ka ndodhur më 2 mars.
Edhe pas sulmit reperi vazhdimisht ka pasur kërcënime në drejtim të Burim Pacollit.


