Të paktën 18 persona u plagosën të premten pasdite në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Hamburgut, në Gjermani. Policia gjermane konfirmoi se sulmi ndodhi rreth orës 18:00, në zonën mes platformave 13 dhe 14, në momentin kur një tren ishte ndalur, shkruan Gazeta Sinjali.
E dyshuara, një grua 39-vjeçare gjermane, nisi të godiste me thikë pasagjerët që po prisnin trenin, por u ndalua nga ndërhyrja e menjëhershme e dy civilëve dhe më pas nga forcat e sigurisë. Ajo u arrestua në vendin e ngjarjes dhe ndodhet në gjendje arresti.
Autoritetet raportojnë se katër nga të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme pavarësisht plagëve të rënda. Në total, 7 persona morën plagë të lehta, 7 të tjerë u plagosën rëndë dhe 4 mbetën në gjendje kritike. Viktimat janë të moshave nga 19 deri në 85 vjeç.
Policia e Hamburgut tha se ka prova të gjendjes së rënduar mendore të të dyshuarës dhe se aktualisht nuk ka të dhëna që të sugjerojnë një motiv politik pas sulmit, megjithatë hetimet vijojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);