Një incident i armatosur ka ndodhur në sinagogën “Temple Israel”, një nga më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara, ku një person i armatosur ka përplasur derën kryesore të objektit me automjet dhe më pas ka hapur zjarr.
Forcat e sigurimit të sinagogës reaguan menjëherë dhe kanë neutralizuar sulmuesin në vend. Sipas autoriteteve, nuk ka viktima të tjera të konfirmuara; asnjë nga besimtarët, fëmijët e shkollës ose kopshtit brenda objektit, apo stafi nuk është lënduar.
Një roje sigurie ka mbetur i plagosur nga përplasja me automjet dhe është dërguar në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fëmijët dhe personat e pranishëm janë evakuuar dhe janë ribashkuar me familjarët në një qendër komunitare hebraike pranë sinagogës.
Zona u vendos në “lockdown” për disa orë, por tani po lirohet gradualisht, pasi situata është nën kontroll.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhe po asistojnë forca të ndryshme, përfshirë Oakland County Sheriff’s Office (nën drejtimin e Sheriff Michael Bouchard), Michigan State Police dhe FBI, ku drejtori Kash Patel konfirmoi praninë e agjentëve të saj.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe për të zbuluar motivin e sulmit. Deri më tani nuk ka detaje zyrtare për arsyet e sulmit, duke përfshirë nëse lidhet me terrorizëm, antisemitizëm ose faktorë të tjerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


