E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/sulmi-i-iranit-ne-katar-ahmeti-shkelje-e-sovranitetit-te-nje-shteti-qe-eshte-angazhuar-per-paqe/Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti...

https://klankosova.tv/sulmi-i-iranit-ne-katar-ahmeti-shkelje-e-sovranitetit-te-nje-shteti-qe-eshte-angazhuar-per-paqe/Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe – Klan Kosova

Amir Ahmeti, ish-ambasador në Katar sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka komentuar sulmin e Iranit në Katar, dukë thënë se është shkelje e sovranitetit,

Ai u shpreh se Katari është një shtet i cili ka bagazh të madh të angazhimit për paqe në botë, përcjell Klankosova.tv.

“Fillimisht është bërë shkelje e të drejtës ndërkombëtare, në këtë rast shkelje e sovranitetit të shtetit të Katarit, fqinjit të Iranit i cili ka qenë vazhdimisht në këtë 20-vjeçarin e fundit, duke ndërmjetësuar për paqe në botë”.

“Katari ka ndërmjetësuar në mbi 10 raste ndërkombëtare për të arritur paqen. Të goditet një shtet fqinj me këtë bagazh të madh të angazhimit për paqe në botë nuk bën aspak të favorshëm pozicionin e Iranit edhe pse unë gjithherë kam thënë se rajoni i Lindjes së Mesme ka dy shtete destabilizuese në njërën anë e ka Izraelin e në anën tjetër Iranin dhe ja ky është një shembull klasik i tij”.

“Sot gjatë tërë ditës Izraeli ka bombarduar Gazën dhe ka vrarë dhjetëra civil, fëmijë, gra e të vjetër, madje edhe të sëmurë nëpër spitale. Në anën tjetër Irani shkon dhe bombardon dhe shkel sovranitetin e një shteti fqinj siç është Katari”, u shpreh ai./Klankosova.tv

The post Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT