Sulmet ruse në Kiev: Goditet ndërtesa e delegacionit të BE në kryeqytetin ukrainas

news image

Ndërtesa e delegacionit të Bashkimit Evropian në Kiev u dëmtua rëndë gjatë sulmit të natës nga forcat ruse, njoftoi Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Ai e përshkroi sulmin si një “goditje të qëllimshme ruse” dhe theksoi se “Bashkimi Evropian nuk do të friksohet”.

“Agresioni i Rusisë vetëm sa e forcon angazhimin tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj,” shtoi Costa.

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova, publikoi pamje nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ndërtesa ishte “dëmtuar rëndë nga vala e shokut”. Ajo e përshkroi këtë veprim si “përgjigjjen e vërtetë të Moskës ndaj përpjekjeve për paqe”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/