Reperi nga Ferizaj, Mozzik (Gramoz Aliu), ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryeparlamentarin Dimal Basha, se kanë ushtruar presion mbi zyrtarët për ta ndaluar në aeroport më 17 shtator.
Mozzik u ndalua në Aeroportin e Prishtinës për rreth dy orë, nën dyshimin për shmangie tatimore në vlerë prej rreth 1.3 milionë euro.
Pas verifikimeve, rezultoi se ora “Richard Mille” ishte false, ndërsa për orën “Rolex” nuk është dhënë asnjë njoftim.
Në reagimin e tij, reperi e ka quajtur ndalimin “sulm politik”.
“Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Kjo ishte sulm politik.”, ka shkruar ai.
Mozzik shtoi se tash e dy vjet po përballet me “padrejtësi” nga Administrata Tatimore e Kosovës, duke theksuar se paratë i ka fituar “me talent, e jo me drogë apo hajni”.
Postimi i plotë:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!