Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Irakut, Baghdad, është goditur nga një sulm me raketë, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një raketë ka goditur ndërtesën brenda kompleksit të ambasadës amerikane, ndërsa nga objekti është parë të ngrihet tym. Reuters raportoi, duke cituar burime, se sulmi ka shkaktuar shpërthim në zonën e ambasadës, por pa dhënë detaje të menjëhershme për dëmet e mundshme.
Ndërkohë, Associated Press ka raportuar se një raketë goditi një helipad brenda kompleksit të ambasadës së SHBA-së. Në anën tjetër, Agence France-Presse citon burime sipas të cilave një dron ka goditur objektin diplomatik.
Sulmi ndodhi pak pasi dy luftëtarë të mbështetur nga Irani u vranë në sulme në Baghdad, raportoi AFP duke cituar disa burime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


