Sulm me armë dhe zjarr në një kishë në Michigan – vritet sulmuesi

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një kishë në Grand Blanc Township, Michigan, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj besimtarëve të pranishëm dhe më pas ka vënë flakën ndërtesës.

Sipas raportimeve të BBC, incidenti ndodhi rreth orës 10:25 me kohën lokale, kur i dyshuari, një burrë 40-vjeçar, përplasi veturën në hyrje të kishës dhe filloi të qëllonte me armë automatike ndaj njerëzve që ndodheshin brenda. Në atë moment, në kishë kishte qindra persona të pranishëm.

Policia arriti shpejt në vendin e ngjarjes dhe pas një shkëmbimi zjarri, i dyshuari u neutralizua dhe u vra nga forcat e rendit. Përveç tij, dy persona të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Gjendja e disa prej tyre mbetet e paqartë.

Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se zjarri në kishë është shkaktuar qëllimisht nga sulmuesi, por ai është vënë nën kontroll nga shërbimet e emergjencës. Ende nuk dihen motivet e këtij akti të dhunshëm.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të japin më shumë informacione në orët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/