Wednesday, February 25, 2026
spot_img
HomeLajme“Sulm brutal e goditje nën brez”, Kusari-Lila për lajmet rreth orientimit seksual...

“Sulm brutal e goditje nën brez”, Kusari-Lila për lajmet rreth orientimit seksual të vëllait (VIDEO)

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për sulmet që i janë bërë asaj drejtpërdrejt, siç pretendon ajo, nga partitë tjera politike.

Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ministria e MINT-it përmendi lajmet për orientimin seksual të vëllait të saj, që ajo i quajti sulm të parë brutal ndaj saj, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmi i parë brutal ndaj meje, përfundi brezit, në janar të vitit 2022, kur është publikuar fotografia e martesës së vëllait tim në Kanada. Dhe kjo është bërë në periudhë fundjave, të datës 2 janar të vitit 2022, do të thotë që kur nuk ka shumë lajme, kur nuk ka diçka të madhe. Ajo ka qenë asi goditje e ulët, e rëndë dhe e padenjë, saqë në atë moment së pari më ka ardhë shumë keq për prindërit, së dyti për koston që familja po e mban në krahun tim”.

“Nuk ka qenë e rëndësishme fare orientimi seksual i vëllait tim, çka ka qenë e rëndësishme ka qenë fyerja e grupit përmes meje, ku është ditur që ekziston një grupim i deputetëve më konservativ në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe prezantimi i këtij lajmi do të shkaktonte nervoz tek unë, dhe nervoza ime do të prezantohej te grupi, dhe do kishte përçarje e ndarje”, tha ajo në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT