E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeSuksesi i ankandit të parë solar e ka vendosur Kosovën në hartën...

Suksesi i ankandit të parë solar e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Qeverisë ka njoftuar se tashmë kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW.

“Suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë. Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID.

Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, ka shkruar Kurti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT