Suhareka prin me sipërfaqen e mbjellë me arra (VIDEO)

Suhareka prin me sipërfaqen e mbjellë me arra (VIDEO)

Qyteti i Suharekës, kryeson në Kosovë me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me arra.

Kështu deklaroi Kryetari i Shoqatës së Arrëtarëve, Naim Rrahmani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se kultivimi i arrës në vend është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në rreth 2 mijë hektarë në nivel vendi.

Ai shtoi se përveç Suharekës, që prin me sipërfaqe, në Kamenicë janë mbi 1 mijë e 200 hektarë me arra, ndërsa në përgjithësi arrët janë të shpërndara pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:

 

The post Suhareka prin me sipërfaqen e mbjellë me arra (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.