Amir Hoxha, drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Suharekë, ka bërë të ditur se komuna ka nisur me trajtimin e planit për investime infrastrukturore, plan ky i pranuar në buxhetin në asamblenë komunale për këtë vit.
Në emisionin “Fol me Arin”, Hoxha tha se në plan përfshihen shumë rrugë e rrugica, ku sipas tij, shumë shpejt do të nisë ndërtimi në to, transmeton Klankosova.tv.
“Këtë vit shpresojmë që kontratat kolektive dhe përmbaruese të mos na cenojnë mjetet monetare për realizimin e objektivave tona”, shtoi ai.


