E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportSuhareka po "vallëzon" në duel ndaj Llapit, 3-0 mbyllet pjesa e parë

Suhareka po “vallëzon” në duel ndaj Llapit, 3-0 mbyllet pjesa e parë

Llapi është pranë disfatës së pestë në nëntë Duelet e fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Kur i shtohen kësaj edhe katër barazimet e skuadrës nga Podujeva, rezulton se po bëhen plot 9 ndeshje kampionale që nuk njeh fitore, njofton Klankosova.tv.

FC Suhareka është duke e “demoluar” ekipin e Tahir Batatinës me rezultat 3-0, kur kanë kaluar vetëm 45 minutat e para.

Mevlan Zeka e nisi “vallën” e golave, pas tij Arvanit Rexhaj, derisa trinomi i realizimeve u krijuar me Eneit Kodrën, i cili e vendosi rezultatin final të pjesës së parë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT