Kosovës do t’i shtohet edhe një stadium i ri.
Këtë e bëri të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku në Facebook dhe konfirmoi se do të nisin punimet për stadiumin e ri të Suharekës.
Në këtë stadium pritet të luajnë dy skuadrat e këtij qyteti, Ballkani dhe FC Suhareka si dhe mund të përdoret edhe për ndeshjet në garat evropiane./IndeksOnline/