Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës.
Nga data 08 deri më 12 shtator, mbrëmjet duhet t’i rezervoni për t’i duartrokitur fort pesë shfaqjet e mrekullueshme që do të shfaqen aty, raporton Klankosova.tv.
Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Ky festival tash e gjashtë vite është bërë traditë e qytetit, duke mbledhur artistë vendorë për të luajtur shfaqje të përzgjedhura me kujdes nga ekipi i festivalit.
The post Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit për pesë net me radhë appeared first on Klan Kosova.