E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSubjekti i ri politik: “Forca e Re Kombëtare” nuk e do VV-në...

Subjekti i ri politik: “Forca e Re Kombëtare” nuk e do VV-në (VIDEO)

Tri grupime politike u  patën bashkuar  në listën “Koalicioni për familjen”.

Me këtë formacion dështuan të marrin ulëse në parlament në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por, tash  kur po afrohen zgjedhjet lokale, dy nga to, Partia e Drejtësisë dhe Grupi i intelektualëve, po vazhdojnë rrugëtimin në një parti të vetme.

Subjekti  “Forca e Re Kombëtare” që pritet të aplikoj për regjistrim, sipas themeluesve, ka disa veçanti në raport me partitë tjera.

Por, për kundër marrëveshjes që kishin pasur me Eman Rrahmanin që pas zgjedhjeve qendrore  të formojnë një parti të re, ky i fundit, ndonëse pati ftesë, nuk iu bashkua.

Rrahmani në përgjigjen e dhënë për televizionin tha se nuk e sheh të arsyeshme që të vazhdojnë se bashku, ndërsa iu dëshiron sukses.

E sa i përket zgjedhjeve lokale, Asdren Bytyqi paralajmëron se do të garojnë vetëm për asamblist në disa komuna.

Bytyqi ndër të tjera u shpreh i hapur për bashkëpunime me të gjitha partitë politike,  por duke e përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje.

The post Subjekti i ri politik: “Forca e Re Kombëtare” nuk e do VV-në (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT