Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeLajmeStuhia “përbindësh” gjunjëzon SHBA, mijëra banorë mbesin pa energji – anulohen 10...

Stuhia “përbindësh” gjunjëzon SHBA, mijëra banorë mbesin pa energji – anulohen 10 mijë fluturime

Rreth 700 mijë banorë në SHBA mbetën pa energji elektrike dhe pothuajse 10 mijë fluturime u anuluan të dielën, në prag të një stuhie të fuqishme dimërore që kërcënon të paralizojë shtetet lindore me reshje të dendura bore.

Meteorologët thanë se bora, shiu i ngrirë, akulli dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulëta që sjell stuhia “përbindësh”, siç është pagëzuar, do të përfshijnë dy të tretat e lindjes së vendit, duke prekur rreth 180 milionë njerëz.

Duke e quajtur stuhinë “historike”, presidenti i SHBA-së Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës federale për fatkeqësi natyrore në Karolinën e Jugut, Virxhinia, Tenesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Merilend, Arkansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Indiana dhe Virxhinia Perëndimore, shkruan A2 CNN.

“Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe ngrohtë,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Shtatëmbëdhjetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë shpallur gjendje emergjence për shkak të motit, bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT