Një stuhi e rrezikshme ka goditur Zagreb, duke detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për sigurinë e qytetarëve.
Banorët e qytetit morën njoftime alarmi në telefonat e tyre, ku u informuan se mësimi në shkollat fillore dhe të mesme është anuluar për ditën e sotme për shkak të kushteve të vështira të motit dhe dëmeve të shkaktuara nga stuhia.
Vendimi është marrë nga autoritetet lokale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Ndërkohë, shkollat do të qëndrojnë të hapura vetëm për nxënësit që nuk kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa kopshtet pritet të funksionojnë normalisht, me rekomandim që fëmijët të mos dalin pa nevojë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


