Instituti Albanologjik në Prishtinë, gjegjësisht Dega e Historisë organizon konferencën shkencore me temën “Kosova gjatë shekullit XIX: një vështrim mbi dinamikat sociale”.
Studiuesit dhe njohësit e historisë që do të marrin pjesë në këtë konferencë shkencore janë: Nehat Krasniqi, Ibrahim Gashi, Ardian Muhaj, Memli Krasniqi, Rezart Mezani, Fahri Avdija, Besart Neziri, Hasan Bello, Nuridin Ahmeti, Mead Osmani, Xhafer Sadiku, Besnik Emini, Shpend Avdiu, Behar Kaceli, Zekirja Shabani, Gentrit Smakaj dhe Faton Pllana, transmeton Klankosova.tv.
Ky aktivitet i rëndësishëm shkencor do të mbahet më 25 shkurt, 2025, nga ora 10:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>