E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizStudimi: Çrregullimet gjinekologjike si endometrioza rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Studimi: Çrregullimet gjinekologjike si endometrioza rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Disa çrregullime gjinekologjike si endometrioza mund të lidhen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të trurit, sipas një studimi të ri.

Një grup studiuesish rishikuan 28 studime shkencore që përfshinin më shumë se tre milionë gra dhe analizuan çrregullime gjinekologjike si endometrioza, sindroma e vezores policistike (PCOS) , periudhat e dhimbshme menstruale (dismenorrea) dhe cikle menstruale të parregullta.

“Ne vendosëm të studiojmë lidhjen e mundshme [të çrregullimeve gjinekologjike] me sëmundjet kardiovaskulare, sepse sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe të dish nëse njerëzit me këto kushte janë në rrezik të lartë është një pjesë e rëndësishme e enigmës parandaluese të shëndetit”, shpjegoi Matheë Leonardi, profesor i asociuar në Universitetin McMaster në Kanada dhe një nga autorët e studimit.

Njerëzit me të paktën një nga çrregullimet gjinekologjike kishin një rrezik 28% më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare ose cerebrovaskulare, sipas rezultateve të publikuara në revistën ‘Heart’, transmeton Klankosova.tv

Sëmundjet cerebrovaskulare janë ato që mund të ndikojnë në qarkullimin cerebral të gjakut. Rritja e rrezikut ishte veçanërisht e dukshme tek njerëzit me endometriozë ose sindromë të vezores policistike, një gjendje që ndikon në funksionimin e vezoreve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498