E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeStudim: Modelet si ChatGPT vetë-organizohen dhe koordinohen si njerëzit

Studim: Modelet si ChatGPT vetë-organizohen dhe koordinohen si njerëzit

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Science Advances tregon se modelet e mëdha gjuhësore si ChatGPT kanë aftësinë të vetëorganizohen dhe të krijojnë spontanisht norma sjelljeje, pa pasur nevojë për ndërhyrje njerëzore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave italiane, hulumtimi është udhëhequr nga shkencëtari italian Andrea Baronchelli, i cili punon në universitetin londinez City, St George’s.

“Mekanizmi është i njëjtë me atë që qëndron në themel të shumicës së sjelljeve të ndërlikuara njerëzore, si rregullat e mirësjelljes, kodi i veshjes dhe normat morale,” tha Baronchelli.

Në eksperiment, dy grupe modelesh si ChatGPT u përfshinë në një lojë koordinimi ku u kërkua të zgjedhin emra nga disa opsione. Modelet fitonin pikë për përputhje dhe humbnin pikë për mospërputhje, duke stimuluar krijimin e konventave përmes ndërveprimeve të përsëritura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT