Një studim i realizuar nga një ekip hulumtuesish në Kanada ka treguar se mënyra se si udhëtojmë për në punë ndikon drejtpërdrejt në nivelin e stresit dhe disponimin tonë gjatë ditës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas gjetjeve të studimit, personat që zgjedhin biçikletën si mjet transporti ndihen më të qetë dhe të përqendruar brenda 45 minutave të para në punë, krahasuar me ata që përdorin veturën personale apo transportin publik. Kjo qetësi mendore ndihmon në përballimin më të mirë të sfidave ditore dhe ndikon pozitivisht në ecurinë e gjithë ditës.
Hulumtimi përforcohet nga studime të tjera që theksojnë rëndësinë e emocioneve të mëngjesit si indikatorë të fuqishëm për mirëqenien përgjatë ditës.
Përveç përfitimeve psikologjike, çiklizmi sjell edhe përfitime të mëdha për shëndetin fizik. Ai ndërlidhet me një rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, diabetin e tipit 2, obezitetin dhe disa lloje të kancerit.
Ekspertët rekomandojnë që edhe përdorimi i biçikletës disa herë në javë mund të ketë ndikim të madh në shëndetin fizik dhe mendor, duke e shndërruar rrugën për në punë në një aktivitet të dobishëm dhe të këndshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);