E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeStudentet që bënë krenarë shtetin – kthehen plot sukses nga Gjermania (VIDEO)

Studentet që bënë krenarë shtetin – kthehen plot sukses nga Gjermania (VIDEO)

Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë kthyer të lumtura nga Gjermania, pasi shënuan sukses të madh në garën prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”.

Ato u renditën në vendin e 6-të në mesin e 40 universiteteve që arritën në rundet finale me gojë, ndërsa fillimisht në fazën e shkrimit kishin konkurruar mbi 140 ekipe nga universitetet më të njohura në botë.

Trajnerja e ekipit, Nisa Ferati, tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se pjesëmarrja në këtë garë ka qenë një nder i madh.

“Është një punë që e bëjmë me shumë përkushtim dhe këtë vit gjithçka shkoi shumë mirë. Mbështetjen e kemi pasur të vazhdueshme nga fakulteti, dekani e gjyqtarët që kanë qenë gjithmonë të gatshëm të na ndihmojnë”,  theksoi ajo.

Ndiqni intervistën e plotë nga vajzat, në videon vijuese:

5 studentet e Fakultetit Juridik të UP-së zënë vendin e 6-të në garën e drejtësisë në Gjermani

The post Studentet që bënë krenarë shtetin – kthehen plot sukses nga Gjermania (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT