E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeStudentët organizojnë protestën “Ngritja e Serbisë” në 34 qytete – Kërkohet rebelim...

Studentët organizojnë protestën “Ngritja e Serbisë” në 34 qytete – Kërkohet rebelim i decentralizuar dhe zgjedhje të reja

Lëvizja studentore në Serbi ka shpallur një protestë masive për sot, me titullin “Ngritja e Serbisë”, e cila do të mbahet në 34 qytete të ndryshme të vendit, duke nisur nga ora 18:00. Me sloganin “Decentralizimi po ngarkohet”, studentët synojnë të tregojnë se zëri i qytetarëve nga çdo cep i Serbisë duhet të dëgjohet, shkruan Gazeta Sinjali.

Studenti Vukashin Gjinoviq, një nga përfaqësuesit e kësaj nisme, deklaroi se protesta ka për qëllim të dëshmojë se lëvizja studentore gëzon mbështetje të gjerë në të gjithë vendin.

“Qëllimi është të numërohemi, të tregojmë se jemi të pranishëm kudo dhe se qytetarët janë zgjuar dhe po shfaqin rebelim,” tha ai, duke rikujtuar se për më shumë se një muaj studentët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai theksoi se ndryshe nga protesta e mëparshme në Beograd më 15 mars, këtë herë fokusi është në decentralizim, duke u dhënë mundësi qytetarëve nga qytetet më të vogla të bashkohen në mënyrë lokale me protestën.

Organizatorët presin pjesëmarrje të madhe dhe një energji pozitive, duke theksuar se qëllimi nuk është thjesht të dëgjohen, por të provojnë se nuk janë një pakicë e heshtur, por një shumicë e vendosur për ndryshim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT