E ka mbledhur qeverinë, edhe një herë si kryeministër në detyrë, e deputet i betuar.
Në këtë mbledhje, Albin Kurti, bashkë me kabinetin e tij, shumicën kolegë të rinj në Kuvend, e mori një vendim për ndarje parash nga buxheti i këtij viti, raporton Klan Kosova.
Një javë para zgjedhjeve lokale, e një javë pasi filloi viti akademik, të gjithë studentëve të vendit ua dhuroi nga 100 euro.
Veçse këtë e bën me arsyetimin se ekonomia e vendit ka shënuar rritje prej 4.58 për qind të brutoproduktit vendor në tremujorin e dytë.
Vendimi u mirëprit nga studentët, ani se sipas tyre po bëhet për përfitime politike.
Dikush madje konsideron se është vendim i vonuar.
E për dikë ishte befasi të ndodhë në këtë kohë.
Shuma e përgjithshme e këtij vendimi është 26 milionë euro. /Klankosova.tv
The post Studentët i mirëpresin 100 eurot “zgjedhore” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.