Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeStudentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’ thërrasin protestë pas fyerjeve ndaj Haradinajt

Studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’ thërrasin protestë pas fyerjeve ndaj Haradinajt

Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” ka bërë thirrje për një protestë paqësore të premten, më 10 prill, në orën 12:00, në Sheshin e Qytetit të Pejës. Ky veprim vjen si reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve të fundit ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e tyre, studentët theksojnë se rastet e fundit të deformimit të historisë së Republikës së Kosovës dhe sulmet verbale ndaj figurave të luftës çlirimtare janë të papranueshme dhe cenojnë kujtesën kolektive dhe dinjitetin e shoqërisë.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve, studentëve, profesorëve dhe të rinjve që t’i bashkohen protestës paqësore për të mbrojtur të vërtetën historike, për të kundërshtuar gjuhën e urrejtjes dhe për të reaguar ndaj çdo përpjekjeje për shtrembërimin e historisë së Kosovës.

Protesta do të mbahet më 10 prill, në orën 12:00, në qendër të Pejës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT