Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeStudentët e Juridikut të UP-së shkëlqejnë në Madrid, arrijnë çerekfinalen e Vis...

Studentët e Juridikut të UP-së shkëlqejnë në Madrid, arrijnë çerekfinalen e Vis Pre Moot

Ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka shënuar një sukses ndërkombëtar, duke arritur në çerekfinale të garës prestigjioze Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot – në kuadër të paragarës (Madrid Vis Pre Moot), e mbajtur në Madrid, Spanjë, nga 23 deri më 25 shkurt 2026.

Pas gjashtë raundeve përballë ekipeve nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, studentët e Juridikut siguruan një vend në mesin e tetë ekipeve më të mira të garës.

Në Madrid, Fakulteti Juridik u përfaqësua nga studentët Angjelina Krasniqi, Ema Guda, Liza Rexhepi dhe Rron Zeka, nën udhëheqjen e trajneres Ass. Vlera Parduzi.

Që nga viti 2022, garat më prestigjioze për studentët e drejtësisë, si Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition (Washington, ShBA), Nuremberg Moot Court (Nuremberg, Gjermani) dhe Vis Moot në Vjenë, janë bërë pjesë e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik.

Pjesëmarrja në këto forume ndërkombëtare konsiderohet një model i ndërkombëtarizimit dhe përfaqësimit elitar të studentëve të këtij fakulteti.

Gara kryesore e Vis Moot do të mbahet në Vjenë, Austri, nga 27 mars deri më 2 prill 2026.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT