E premte, 23 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeStudentët e Fakultetit Juridik vizitojnë "Burgun e Idealit" në Prishtinë

Studentët e Fakultetit Juridik vizitojnë “Burgun e Idealit” në Prishtinë

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” – Prizren, të shoqëruar nga Shefi i Mësimit Ass. Milot Krasniqi dhe Dr.Sc. Driola Susuri, realizuan një vizitë studimore në ambientet e burgut historik të njohur si “Burgu i Idealit” në Prishtinë.

Ky institucion famëkeq ka një histori të rëndë, duke qenë për dekada me radhë vend ndalimi për shqiptarët e përndjekur politikisht gjatë regjimit serb. Gjatë vizitës, studentët u pritën nga ciceroni i institucionit, i cili ofroi një pasqyrë të detajuar mbi historikun e burgut, kushtet në të cilat mbaheshin të burgosurit dhe rolin e këtij vendi në kuadër të represionit politik.

Për studentët e drejtësisë, kjo vizitë përbën një përvojë të rëndësishme për të reflektuar mbi të kaluarën, për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe për të vlerësuar rolin thelbësor që luan ligji në garantimin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT