E shtunë, 24 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeStudentët e Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në fazën finale të “Nuremberg...

Studentët e Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në fazën finale të “Nuremberg Moot Court 2025”

Ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës është kualifikuar në rundet verbale të garës prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”, që do të mbahet më 23-26 korrik në sallën historike nr. 600 të Gjykatës së Nurembergut në Gjermani.

Nga 140 ekipe pjesëmarrëse nga universitetet më të njohura të botës, vetëm 40 janë përzgjedhur për të marrë pjesë në fazën përfundimtare, ndër to edhe ekipi i UP-së, i përbërë nga studentet Morea Pula, Rea Hadri, Liza Rexhepi, Enxhi Avdyli dhe Greta Spahiu. Ekipi është trajnuar nga Ass. Besnik Beqaj dhe alumnet e Fakultetit, Nisa Ferati dhe Argjira Asllani – pjesëmarrëse në edicionin e vitit 2023 – me mbështetjen e Dekanit, Prof. Avni Puka.

“Nuremberg Moot Court” është një nga garat më të njohura në fushën e drejtësisë penale ndërkombëtare dhe simulon punën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC). Kjo garë është pjesë e programit të rregullt të Fakultetit Juridik të UP-së që nga viti 2022, si pjesë e reformave akademike dhe akreditimit të programit BA.

Ky sukses i radhës dëshmon përkushtimin dhe cilësinë e arsimit juridik në Universitetin e Prishtinës, si dhe afirmon potencialin e juristëve të rinj të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT