Vaskat me ujë nuk u shterën si rëndom.
Në Stubëll të Poshtme të Vitisë, çdo ditë në orën 11:00 këtu pinin ujë 42 dele e një dash që i kishte në pronësi Ilaz Mustafa.
Por, zjarri që e kaploi stallën e tij pasditen e së shtunës qe fatal.
Aty u dogjën për së gjalli të tëra.
Për dëmet që pësuan familja Mustafa, nuk dihet ende shkaktari. Dyshojnë të jenë temperaturat e larta e kontakti me një kabllo elektrike të varur mbi stallë.
E nga tentimi për të shpëtuar delet e pësuan edhe dy anëtarë të familjes, Violeta dhe djali i vogël i Mustafës.
Pas incidentit, tek shtëpia e tyre për vizitë ishte edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Halimi. Përmes një postimi në Facebook ka premtuar ndihmë për fermerin.
Por kur ky i fundit u pyet për dëmin në vlerë monetare, tha se nuk e di si ta vlerësojë.
Nga ky zjarr e pësoi edhe një tjetër stallë e familjes Pjetri të cilët jetojnë tash e sa vite në Zvicër.
The post Stubëll e Poshtme: Digjet stalla me 43 krerë dele (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.