Pjesa e parë e sezonit të Superligës do të mbyllet sot me dy ndeshje.
Vëmendja kryesore do të jetë në Therandë, në derbin lokal mes Suharekës dhe Ballkanit.
Kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe televizive në Kosovë, Artmotion.
Derisa loja e dytë do të luhet në Gjilan, në mes të Dritës dhe Feronikelit ’74.
Edhe kjo përballje zhvillohet nga ora 13:00 dhe transmetohet në kanalin Sport 2, të Artmotion.
Kampione vjeshtore është shpallur Drita e Gjilanit, e cila e kryeson renditjen me 37 pikë, i ndjekur nga kampioni në fuqi, Ballkani, i cili aktualisht ka shtatë pikë më pak, njofton Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>