Platforma më e madhe televizive në Kosovë, Artmotion do të vazhdojë edhe të mërkurën të sjellë kënaqësi maksimale sportive.
Një vend të veçantë zë basketbolli, ku sonte me fillim nga ora 19:00 nis stinori pranveror i Superligës.
Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ku ballafaqohen Bashkimi dhe Trepça.
Ky derbi do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1, nën komentimin e Lirim Pecit.
Derisa ndeshja e dytë e mbrëmjes do të ajo në mes të Borës dhe Yllit.
Loja transmetohet në kanalin Sport 2 të Artmotion, nën komentimin e Ulpiana Emrës, njofton Klankosova.tv
Por, kjo nuk është e tëra sa i përket transmetimeve.
Nga ora 17:00, në kanalin Sport 1 të Artmotion do të shfaqen momentet kryesore, aksionet dhe golat e javës së 18-të të Superligës së Turqisë.
Mos i humbisni!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>