Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeStërvitjet e Serbisë pranë Kosovës, reagon Shqipëria: Sigurinë e territoreve shqiptare e...

Stërvitjet e Serbisë pranë Kosovës, reagon Shqipëria: Sigurinë e territoreve shqiptare e garanton NATO

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Ermal Nufi, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë lidhur me vendimet e marra në kuadrin ushtarako-strategjik, duke vënë theksin te plotësimi i kritereve të NATO-s për të ardhurat, shpenzimet dhe nivelin e pagave të ushtrisë.

Ai është pyetur edhe për stërvitjen që Serbia po zhvillon pranë territorit të Kosovës, si dhe për deklaratat e Beogradit lidhur me marrëveshjen ushtarake dhe aleancën Shqipëri–Kosovë–Kroaci.

Nufi ka sqaruar para gazetarëve se siguria e territoreve shqiptare, përfshirë edhe Kosovën, është e garantuar nga NATO, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, dhe se të gjitha veprimet strategjike e ushtarake të vendit bëhen në kuadër të angazhimeve me Aleancën.

“Republika e Serbisë mitingon të gjitha rreziqet që pretendon, për problemet e veta që ka, në përputhje me dokumentet e veta strategjike, dhe ato ushtarake, kurse Republika e Shqipërisë nga ana e saj, të gjitha politikat e sigurisë i ka në kuadër të aleancës së NATO-s, dhe aleanca e NATO-s është aleanca më e fortë në botë dhe ndaj shqiptarët duhet të jenë të sigurtë se e gjitha doktrina jonë, e gjithë përgatitja e forcave të armatosura është në përputhje me NATO-n. Dhe në këtë pikë siguria e territoreve shqiptare dhe e Kosovës është e siguruar për sa kohë aty është aleanca dhe garantohen nga NATO”, u shpreh ai.

Më tej, ai shtoi se perceptimet dhe deklaratat që bëhen në këtë kuadër nuk mund të shihen jashtë angazhimeve që Shqipëria ka si pjesë e NATO-s.

“Rrjedhimisht shqetësimet që perceptohen nëpërmjet mediave apo komunikimeve dhe reagimeve, për republikën e Shqipërisë përkthehen gjithmonë në përputhje, koordinim e qasje me aleancën dhe partnerët dhe neve na bën të sigurtë për sa kohë përmbushin angazhimet dhe detyrat tona që kemi marrë si angazhim për përmbushje bashkë me NATO-n”, përfundoi ministri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT