Stellantis ka prezantuar një teknologji të re baterish që premton të revolucionarizojë tregun e automjeteve elektrike.
Prototipi, i bazuar në Peugeot E-3008, është pajisur me një bateri inovative që integron brenda saj funksionet e inverterit dhe karikuesit.
Kjo qasje e re sjell një rritje prej 10% në efikasitetin energjetik dhe ul peshën e sistemit me rreth 40 kilogramë.
Fuqia e motorit rritet nga 201 në 231 kuaj fuqi, ndërsa hapësira e liruar brenda makinës shkon në 17 litra.
Edhe koha e karikimit përmirësohet, duke u ulur me deri në 15% në krahasim me sistemet aktuale.
Megjithatë, teknologjia është ende në fazën e testimeve dhe pritet të hyjë në prodhim para përfundimit të dekadës. /Telegrafi/