Statuja “gjigante” e Jezu Krishtit në Tropojë (VIDEO)

Statuja “gjigante” e Jezu Krishtit në Tropojë (VIDEO)

Në Tropojë është përuruar së fundmi një statujë e madhe e Jezu Krishtit, e cila ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion.

Disa e kanë cilësuar si “kopje të keqe”, ndërsa të tjerë kanë sugjeruar se në atë vend do të ishte më e përshtatshme ngritja e një flamuri.

Për këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Kosova Today’ në Klan Kosova, ku të ftuar ishin Basri Beka, dhe Hoxhë Ladi.

Sipas Basri Bekës, ngritja e statujës është shprehje e lirive fetare dhe kulturore të shqiptarëve.

“Kjo është pjesë e lirisë, e manifestimit identitar fetar e kulturor të shqiptarëve, sepse ne shqiptarët duhet ta kuptojmë se kemi dy mijë vjet krishterim dhe në njëfarë forme kjo është pjesë e identitetit tone”,  u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Të njëjtit mendim iu bashkangjit edhe Hoxhë Ladi.

“Realisht i bashkangjitem, ashtu siç e tha zotëria, si minarja ashtu edhe kryqi kanë qenë pjesë e identitetit tonë kombëtar, dhe kjo nuk ka dyshim”, tha ai.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

The post Statuja “gjigante” e Jezu Krishtit në Tropojë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.