E shtunë, 17 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeStatuja e Melania Trump vidhet nga vendlindja e saj në Slloveni –...

Statuja e Melania Trump vidhet nga vendlindja e saj në Slloveni – policia nis hetimet

Një skulpturë prej bronzi e Melania Trumpit, e vendosur në qytetin Sevnica të Sllovenisë – vendlindja e ish-Zonjës së Parë të SHBA-së – është raportuar e vjedhur.

Statuja ishte zbuluar në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, dhe kishte zëvendësuar një version më të hershëm prej druri, i cili ishte djegur nga persona të panjohur më herët po atë vit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë sllovene, Alenka Drenik Rangus, e cila tha se autoritetet janë njoftuar për vjedhjen të martën dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Për momentin nuk dihet se kush qëndron pas aktit, ndërsa vepra kishte shërbyer si simbol turistik dhe artistik për vendlindjen e Melanias.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT