Statistikat flasin për siguri, por gratë thonë të kundërtën (VIDEO)

Statistikat flasin për siguri, por gratë thonë të kundërtën (VIDEO)

Kosova po renditet ndër vendet më të sigurta në botë, ku sipas disa sondazheve, 89 për qind e qytetarëve thonë se ndihen të sigurt.

Por pavarësisht këtyre statistikave, gratë thonë se ndihen të pambrojtura në qytete dhe lagjet e tyre.

Kjo temë është diskutuar sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova nga gazetarja Dafina Jegeni-Krasniqi,  Angesa Demaj dhe aktivistja nga Shqipëria, Linda Pano.

Sipas Demajt, ende nuk ka statistika të sakta për ngacmimet që ndodhin.

“Gratë deklarojnë diçka tjetër, por ende nuk kemi ndonjë statistikë të saktë për ngacmimet dhe gjërat e tilla kaq të mëdha që ndodhin gjatë natës. Ne e dimë që gjendja nuk është e mirë, ka ngacmime, ka dhunë, fatkeqësisht bëhet edhe ditën, nuk është diçka e determinuar”, u shpreh ajo.

Derisa aktivistja Pano u shpreh se nëse s’ka kërcënim, dhune e vrasje natën, atëherë sipas saj, nuk duhet ekzagjeruar.

“Në qoftë se nuk ka raste kërcënim, dhune, vrasje natën, unë mendoj që mos ta ekzagjerojmë, sepse duke e bërë këtë, në njëfarë mënyrë bëjmë reklamë të keqe për vendin tonë”, u shpreh Pano.

Ndërkaq, Jegeni-Krasniqi foli për këtë çështje në aspektin e mentalitetit shoqëror.

“Burrat ndihen më të sigurt dhe shoqëria jonë nëse djalit i ndodh diçka thotë “qëlloi në kohë të keqe”, e për vajzat thuhet “çka ka kërkuar natën”, u shpreh tutje ajo./Klankosova.tv

 

 

The post Statistikat flasin për siguri, por gratë thonë të kundërtën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.