Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka përpiluar një plan me katër pika për të bashkëpunuar me Ukrainën, në mënyrë që t’i japin fund luftës.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Francën e vendet e tjera do t’i rrisin përpjekjet e tyre për të ashtuquajturën nga ai “koalicion të vullnetarëve” dhe të kërkojnë edhe përfshirjen e SHBA-ve në të.
Ky plan nga ai erdhi dy ditë pas një përplasje të ashpër ndërmjet Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë para mediave.
Plani katër pikësh i Starmer përshinë:
• Vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe shtimi i presionit ekonomik ndaj Rusisë.
• Sigurimi që çdo marrëveshje paqeje të garantonte sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, si dhe përfshirjen e saj në bisedimet e paqes.
• Në rast të një marrëveshjeje paqeje, forcimi i mbrojtjes së Ukrainës për të parandaluar çdo pushtim të ardhshëm.
• Formimi i një “koalicioni të vullnetarëve” për të mbrojtur një marrëveshje paqeje dhe për të garantuar sigurinë në të ardhmen.
Ai gjithashtu shpalli një financim shtesë për Ukrainën në vlerë prej 1,6 miliardë paundësh (2 miliardë dollarë), të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e mbi 5,000 raketave mbrojtëse ajrore. Kjo ndihmë erdhi përveç një kredie prej 2.2 miliardë paundësh për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, e mbështetur nga fitimet e aseteve të ngrira ruse.
“Duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. Nuk mund të pranojmë një marrëveshje të dobët që Rusia mund ta shkelë me lehtësi. Çdo marrëveshje duhet të mbështetet me forcë”, tha Starmer.
Në fund, Starmer nuk tregoi se cilat shtete kanë marrë pjesë në këtë “koalicion të vullnetarëve”, por bëri me dije se ato që morën pjesë do të punojë me planet e tyre urgjente për të gjetur një zgjidhje.
“Evropa duhet të mbajë barrën kryesore”, tha ai, duke shtuar se marrëveshja do të kishte nevojë për mbështetjen e SHBA-së dhe duhej të përfshinte Rusinë, por pa i lejuar Moskës të diktonte kushtet.
“Ta bëj të qartë: ne biem dakord me Trump për nevojën urgjente të një paqeje të qëndrueshme. Tani duhet ta realizojmë së bashku”, tha Starmer.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);