Kryeministri britanik, Keir Starmer, në fjalimin e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar sfidat globale, si siguria, emigracioni dhe lufta në Ukrainë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kam kënaqësinë që të jem kryeministri i parë britanik që zhvillon një vizitë dypalëshe. Kënaqësi që të mirëpres Antonion në Londër për samitin e parë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, moment që në fakt ka të bëjë me njohjen e faktit se shumë sfida me të cilat përballemi – rritja, emigracioni dhe siguria – janë sfida që i ndajmë së bashku dhe vetëm zgjidhje të përbashkëta do t’i trajtojnë”, deklaroi Starmer.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ai ripohoi përkushtimin e Britanisë për të mbështetur këtë vend kundër agresionit rus: “Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi punuar fort që të sjellim te koalicioni i të vullnetshmëve shumë udhëheqës politikë e ushtarakë”.
Ai paralajmëroi për pasoja nëse Rusia nuk merr pjesë në dialog: “Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur ta ndjekim deri në fund, sepse nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes”.
Në përmbyllje, Starmer konfirmoi se Britania synon të rrisë ndjeshëm buxhetin për mbrojtjen: “Britania është gati të luajë rolin e vet, dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB-së deri në vitin 2025 dhe deri në 3% në parlamentin tjetër”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);