Starmer: Incidenti tregon shpërfilljen e hapur të Putinit për paqen

Starmer: Incidenti tregon shpërfilljen e hapur të Putinit për paqen

Kryeministri britanik Keir Starmer, e ka përshkruar inkursionin me dron si “thellësisht shqetësues”.

“Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia, dhe shërben vetëm për të na kujtuar shpërfilljen e hapur të presidentit Putin për paqen dhe bombardimet e vazhdueshme me të cilat përballen ukrainasit e pafajshëm çdo ditë”, thotë ai.


Starmer shtoi se ka qenë në kontakt me Donald Tusk, kryeministrin e Polonisë, “për të bërë të qartë mbështetjen tonë për Poloninë”, transmeton Telegrafi.

“Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për NATO-n dhe forcat polake që reaguan shpejt për të mbrojtur Aleancën”, shtoi ai.

“Me partnerët tanë – dhe përmes udhëheqjes sonë të koalicionit të të vullnetshmëve – ne do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Putinin derisa të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha për fund kryeministri britanik. /Telegrafi/