E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeS’respektoi ligjet e trafikut, gjobë për 23-vjeçarin në Ferizaj

S’respektoi ligjet e trafikut, gjobë për 23-vjeçarin në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjobë ndaj shoferit G.K., 23-vjeçar pasi po drejtonte automjetin të tipit Golf me shpejtësi prej 145 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, policia bën të ditur se ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj dhe shoferi është përjashtuar nga trafiku.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:27.

“Më datë 16.07.2025, rreth orës 01:27 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin e Vjetër në Ferizaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore për kundërvajtje trafiku”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

The post S’respektoi ligjet e trafikut, gjobë për 23-vjeçarin në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT