Gjatë së enjtes, (9 tetor 2025) redaksia e lajmeve në Klan Kosova ka raportuar për arrestimin e dy personave në Ferizaj, të cilët kanë bërë gara ilegale në rrugën “Rexhep Bislimi”, për çka ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Si mbulim, me mbishkrimin se bëhet fjalë për pamje ARKIVI, janë shfaqur gabimisht pamje të disa garave zyrtare të organizuara nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës, e të mbuluara nga ekipet e Klan Kosovës.
Ky është një lëshim i yni, prandaj i kërkojmë falje Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, ndaj së cilës shprehim respekt, për çka edhe ua përcjellim ngjarjet kur ka interes publik.
Njëkohësisht, sigurojmë Federatën dhe garuesit e saj, se lajmi me pamjet e gabueshme është larguar nga rrjetet tona sociale.
The post Sqarim: Pamjet e lëshuara te lajmi për arrestimin e dy garuesve ilegal në Ferizaj, janë gabim appeared first on Klan Kosova.