Spotify po lanson një veçori ekskluzive Premium Family të quajtur Llogari të Menaxhuara, e cila u jep prindërve më shumë kontroll mbi Spotify-n e fëmijëve të tyre.
Veçoria e re po lansohet në tregje të zgjedhura si SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Gjermania, Franca dhe Holanda.
Prindërit që janë mbajtës të llogarisë Premium Family tani mund të filtrojnë përmbajtje eksplicite, të ndalojnë këngë, albume ose artistë të caktuar dhe të fshehin video të shkurtra që luhen me këngë specifike.
Përveç kësaj, veçoria e mesazheve është hequr plotësisht nga llogaritë e fëmijëve. Këto kufizime vlejnë për fëmijët nën 13 vjeç.
Vlen të përmendet se këto llogari të Menaxhuara janë të ndara nga aplikacioni i dedikuar Spotify Kids.
Sigurisht, fëmijët janë ende të lirë të krijojnë listat e tyre të këngëve dhe këngët, dhe do të marrin sugjerime nga algoritmi i Spotify bazuar në zakonet e tyre të dëgjimit.
Këto sugjerime do të jenë gjithashtu të ndara nga këngët dhe artistët e sugjeruar nga prindërit. /Telegrafi/