Një billbord me mbishkrimin “Liri për çlirimtarët” dhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit është shfaqur në Tiranë.
Pamjet janë publikuara nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, por se nuk dihet se në cilën pjesë të kryeqytetit të Shqipërisë janë bërë, transmeton Klankosova.tv.
Ish-presidenti Thaçi, ish-kryekuvendarët Veseli e Krasniqi dhe ish-deputeti Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
The post Spoti “Liri për çlirimtarët” shfaqet edhe në Tiranë appeared first on Klan Kosova.