“Sports Show” festiv, Zhegrova si asnjëherë më parë hapet për karrierën dhe jetën personale (VIDEO)

“Sports Show” festiv, Zhegrova si asnjëherë më parë hapet për karrierën dhe jetën personale (VIDEO)

Super-ylli kosovar që luan për Lillen e Ligue 1 në Francë, Edon Zhegrova, ka qenë i ftuar special i emisionit festiv “Sports Show” në Klan Kosova.

Drejtori sportiv në Artmotion, njëherësh moderator i emisionit, në fillim i dhuroi Zhegrovës çmimin e Personalitetit të Vitit 2024 nga Klan Kosova.

Zhegrova ditë më parë u shpall edhe Futbollisti i Vitit nga FFK-ja.

“E falënderoj Klan Kosovën sepse më ka përkrah gjithmonë, nga fëmijëria. Çdo të riu i duhet përkrahja, e unë këtë e kam pasur nga çdo shqiptar anë e mbanë, e po ashtu edhe prej Klan Kosovës. Më vjen shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt”, deklaroi në fillim të këtij rrëfimi Zhegrova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>