E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportSporti në Art Motion shumë i pasur sot me ndeshje të Champions...

Sporti në Art Motion shumë i pasur sot me ndeshje të Champions League

Kujt ia do zemra që ta përcjell sportin, le të rri pa merak.

Ndeshjet si gjithmonë do të transmetohen nga platforma numër një në vend Art Motion.

Ato fillojnë me përballjen mes Suharekës dhe Llapit, në ora 13:00, ndërsa transmetohet në kanalin Sport 1.

Gjysmë ore më vonë – 13:30, nuk do të mungojë as basketbolli. Në kanalin sport 1 të Kujtesës, mund të ndiqni përballjen mes NBA New York dhe Toronto.

Pasi të kryhen ndeshjet e lartcekura, mund të pushoni deri në ora 17:00, për të shikuar përsëri basketboll. Në këtë kohë nis transmetimi i përballjes mes Bashkimit dhe Tiranës, në Sport 2.

E në ora 18:45 luan skuadra futbollistike Girona dhe ajo Liverpoolit, ndërsa transmetohet në Sport 1.Në të njëjtën kohë, është edhe ndeshja Dilmano Zagreb – Celtic, në Sport 2.

Nga ora 21:00 do të ketë shtatë ndeshje nga Champions League.

Bayern Leverkusen me Interin në Sport 1, Atlanta me Real Madridin në Sport 2, Brest – PSV, në Sport 3, Shakhtar Donetsk – Bayern Munich, në Sport 4, RB Leipzig – Aston Villa, në Sport 5, Salzburg – PSG, në Sport 6.

E ndeshja Club Brugge KV – Sporting, do të transmetohet në Kujtesa.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT