Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit në fshatin Dollc të Klinës kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar për në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore.
Ndërkohë një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë dhe mbetet nën kujdesin e ekipeve mjekësore, por sipas spitalit, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi sot ndërmjet një veture dhe një autobusi, ku shoferi i veturës mbeti i vdekur.
The post Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc lirohen për në shtëpi, një vazhdon trajtimin appeared first on Klan Kosova.