Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeSpitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të edukatores që u...

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen shëndetësore të edukatores që u godit me shufër metalike nga nxënësi

Spitali i Pejës ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të edukatores, e cila u godit me një mjet të fortë nga një nxënës në një kopsht në Pejë.

Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës, pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar si stabile.

“Pas ekzaminimit mjekësor dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore, gjendja e pacientes është vlerësuar stabile dhe e njëjta është liruar për trajtim të mëtutjeshëm sipas rekomandimeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se edukatorja është dërguar për trajtim mjekësor dhe se organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, ka thënë Gashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT